Anëtarë nderi të Institutit AAB mund të jenë personat e mëposhtëm:
Personat e angazhuar në firma të auditimit, ose si punonjës në firma të auditimit në Kosovë dhe që kanë:
qenë partner apo drejtor në një firmë të auditimit të licensuar nga KKRF, për një periudhë prej jo më pak se 2 vjet, për firmat që punësojnë jo më pak se 10 të punësuar në kohën e aplikimit për anëtarësim OSE kanë qenë punonjës në firma të auditimit për një periudhë prej jo më pak se 5 vjet në kohën e aplikimit;
Personat e angazhuar në pozita menaxheriale/udhëheqëse në department të financave në institucione financiare të licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, për një periudhë prej jo më pak se 5 vjet në kohën e aplikimit;
Personat e angazhuar në pozita menaxheriale/udhëheqëse në department të financave në entitete dhe isntitucione tjera biznesore në Kosovë, për një periudhë prej jo më pak se 10 vjet në kohën e aplikimit
Anëtaret e nderit do ta ndihmojnë Institutin AAB për realizimin e qëllimeve të tij, nuk marrin pjesë aktivisht në punën e Instituti AAB dhe nuk janë të obliguar të paguajnë anëtarësi.