Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditor të Certifikuar është themeluar me 15.01.2016 si organizatë jo-qeveritare (OJQ) në pajtim me kërkesat e Ligjit Nr. 04/L-57 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe në pajtim me kërkesat e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2014 Kriteret për Njohjen e Shoqatave Profesionale të Kontabilitetit/Auditimit të publikuar nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar dhe me 09.02.2016 është regjistruar pranë Departamentit të Regjistrimit dhe Ndërlidhjes së OJQ-ve të Ministrisë së Administratës Publike. Instituti AAB synon që të mbrojë interesin publik duke siguruar që anëtarët e saj respektojnë standardet më të larta të sjelljes profesionale dhe etike, që studentët e Institutit të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe vlerat që ata të bëhen anëtarë të profesionit të kontabilitetit dhe auditimit, si dhe t’i ruajnë dhe t’i zhvillojnë ato njohuri, aftësi dhe vlera gjatë gjithë karrierës së tyre profesionale, që Instituti të ketë marrëdhënie të mira me studentët, anëtarët, rregullatorët, qeverinë, organizatat partnere, dhe publikun e gjerë.
Instituti AAB ofron trajnime për certifikim: - Teknik Kontabiliteti - Kontabilist i Certifikuar - Auditor i Certifikuar - Auditor i Brendshëm i Certifikuar
Ju përmes këtyre trajnimeve do të zhvilloni profesionin e kontabilistit të certifikuar apo auditorit duke zotëruar aftësi dhe ekspertizë të nevojshme për tu ballafaquar me sfidat dhe problemet e financave qoftë në sektorin privat apo atë publik. - Qasje më të lehtë dhe më të shpejtë për punësim në sektorin financiar - Fleksibilitet në zgjedhjen e punës e punës tuaj të ardhshme - Avancim në zhvillimin e karrierës tuaj në fushën e financave - Ekspertizë të nevojshme për t`u përballur me sfidat dhe problemet financiare - Mundësi për kualifikime profesionale të mëtejshme në kontabilitet dhe auditim
- Plotësimi i aplikacionit për regjistrim (plotësohet në zyrën e regjistrimit) - Të ketë mbaruar me sukses fakultetin ose shkollën e mesme
- Aplikacioni - Kopja e diplomës së fakultetit ose e shkollës së mesme - Kopja e letërnjoftimit
- Plotëso aplikacionin online në web Apliko Online ose eja plotësoje personalisht në zyret e Institutit (Ndërtesa e Kolegjit AAB, Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë), çdo ditë nga e hëna deri ditën e shtunë prej orës 08:30 — 16:30
Orar fleksibil i ligjeratave (e martë dhe e enjte nga ora 17:00 - 19:30) fizikisht dhe online
Literature nderkombetare nga KAPLAN Publishing (Angli)
Te gjithe studentet pavaresisht fushes se studimeve; ne nivelin e pare “Teknik Kontabiliteti” kane te drejt regjistrimi edhe kandidatet qe kane perfunduar vetem shkollen e mesme te larte”.
(Trajnimi per Teknik Kontabiliteti zgjate perafersisht 4-5 muaj, trajnimi per Kontabiliste te Certifikuar zgjate 8-10 muaj, trajnimi per Auditor te Certifikuar zgjate minimum 1 vit dhe trajnimi ne programin Auditor i Brendshem i Certifikuar zgjate perafersisht 7-8 muaj).
(Ligjeratat mbahen 2 here ne jave, zakonishte te marten dhe te enjten nga ora 17:00 – 19:30).
Teknik Kontabiliteti jane gjithsej 4 provime: F1-Kontabilisti ne Biznes, F2- Kontabiliteti Menaxherial, F3-Kontabiliteti Finaciar dhe F4-Ligjet Komerciale dhe Tatimet ne Kosove. Kontabilist I Certifikuar jane gjithsej 4 provime: F5-Menaxhmenti I Performances, F6-Raportimi Financiar, F7-Auditimi dhe Siguria dhe F8-Menaxhmenti Financiar. Auditor I Certifikuar jane gjithsej 4 provime: P1-Qeverisja, Risku dhe Etika, P2- Raportimi I Korporatave, P3-Auditimi I Avancuar dhe Siguria dhe P4-Analiza e Biznesit. Auditor I Brendshem I Certifikuar jane gjithsej 3 provime: B1-Elementet e Njohurive te Auditimit te Brendshem, B2-Bazat e Auditimitt e Brendshem dhe B3-Praktika e Auditimitt e Brendshem.
(Instituti AAB organizon 3 afate te rregullta te provimeve: Janar, Qershor dhe Shtator; me mundesi te organizimit edhe te afateve te jashtezakonshme.)
(Kalueshmeria ne provim eshte 50pike nga totali i pergjithshem)
(Instituti AAB ka marreveshje qe nga themelimi me KAPLAN Publishing - Angli per perdorimin e materialeve dhe perkthimin e te gjitha librave ne gjuhen shqipe.)
Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar, ofron dy mundësi të pagesës për të gjitha nivelet e trajnimit: Pagesë me këste mujore (varësisht kohëzgjatjes së trajnimit) Pagesë e menjëhershme (më së largu 5 (pesë) ditë pas nënshkrimit të kontratës)
- Banka përfituese: PriBank - Emri i përfituesit: Instituti AAB - Llogaria përfituese: 2415 1305 0000 5667
(Per nivelin Teknik Kontabiliteti kostoja totale e trajnimit e cila perfshine: ligjeratat, librat, anetaresine vjetore dhe paraqitjen e provimeve per heren e pare eshte 700EUR. Per Kontabilist I Certifikuar kostoja per trajnim eshte 900EUR. Per trajnimin si Auditor I Certifikuar kostoja totale eshte 1500EUR Per Certifikim si Auditor I Brendshem I Certifikuar kostoja eshte 1100EUR.
(Instituti AAB ofron dy mundesi te pageses: Pagese e menjehershme (kandidati perfiton zbritje) dhe pagese me keste mujore (varesisht sa zgjate trajnimi).
(Pagesa per anetaresi vjetore per Teknik Kontabiliteti eshte 100EUR; per Kontabilistet e Certifikuar eshte 130EUR; per Auditoret e Certifikuar eshte 150EUR dhe per Auditoret e Brendshem te Certifikuar eshte 60EUR.)
(Pagesa per anetaresi vjetore duhet te kryhet cdo vit kalendarik dhe jo me larg se 31 Janar te vitit vijues)
(Pagesa per riprovim sipas niveleve te trajnimit eshte si ne vijim: Per Teknik Kontabiliteti 30 EUR Per Kontabilist I Certifikuar 40EUR Per Auditor I Certifikuar 50EUR Per Auditor I Brendshem I Certifikuar 50EUR
(Pagesa per Certifikaten e perfundimit me sukses te trajnimit eshte 20EUR)
(Perveq provimeve te perfunduara me sukses, per certifikim ne te gjitha nivelet e trajnimit si kritere kryesore eshte pervoja e punes e cila duhet te vertetohet permes kontratave dhe Trustit Pensional, plotesimi i formularit KPP nga nje Kontabiliste apo Auditore i Certifikuar, referenca nga punedhenesi, etj) .
(Kontabilistet e Certifikuar obligohen qe brenda nje viti t’i ndjekin 12ore te verifikueshme te EVP (4h nga fusha e standardeve, 4h nga fusha e auditimit dhe 4h nga fusha e Ligjeve/Tatime & Te tjera), (Auditoret e Certifikuar obligohen t’I ndjekin 24ore te verifikueshme te EVP-se: 8h nga fusha e standardeve, 12h nga fusha e auditimit dhe 4h nga fusha e Ligjeve/Tatime & Te tjera).