Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditor të Certifikuar është themeluar me 15.01.2016 si organizatë jo qeveritare (OJQ). Në pajtim me kërkesat e Ligjit Nr. 04/L-57 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe në pajtim me kërkesat e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2014 Kriteret për Njohjen e Shoqatave Profesionale të Kontabilitetit/Auditimit të publikuar nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar dhe me 09.02.2016 është regjistruar pranë Departamentit të Regjistrimit dhe Ndërlidhjes së OJQ-ve të Ministrisë së Administratës Publike.