AUDITOR I CERTIFIKUAR

ZHVILLONI TË MENDUARIT DHE PARIMET E SIGURISË FINANCIARE PERSONALE

Përmes trajnimeve për nivelin e tretë Auditor i Certifikuar në Institutin AAB për kontabilist dhe auditor të certifikuar ju do të përfitoni ekspertizë të nevojshme për kryerjen e auditimeve të jashtme dhe të pavarura të pasqyrave financiare të njësive ekonomike të ndryshme dhe organizatave tjera publike.


Po ashtu u mundëson të jepni kontributin tuaj në kompani të ndryshme lidhur me menaxhimin financiar cilësor dhe sipas legjislacionit përkatës e duke pasur parasysh edhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.


Auditorët e certifikuar dhe që vazhdojnë ta mbajnë këtë titull janë në gjendje të sigurojnë se regjistrimet financiare janë bërë sipas standardeve dhe në harmoni me kërkesat ligjore për raportim financiar.

  • Orar fleksibil i ligjëratave (e martë dhe e enjte nga ora 17:00 - 19:30)
  • Literaturë ndërkombëtare nga Pearson Publishing (Angli)
  • Edukimi i Vazhdueshëm Profesional
  • Transferimi i trajnimit nga Shoqata e Licencuar nga KKRRF dhe jashtë Kosovës
  • Lista e Kontabilistave të Certifikuar nga Instituti AAB
  • Lista e anëtareve në KKRF