Menaxhimi dhe kontrolli i cilësisë

Sigurimi i cilësisë në organizatat profesionale të kontabilitetit (OPK - PAO) është një proces kyç që synon të garantojë standardet më të larta profesionale dhe etike në shërbimet që ofrohen nga anëtarët e saj.
Fushëveprimi i rregullores së Komitetit të Sigurimit të Cilësisë përfshin krijimin dhe mirëmbajtjen e procedurave të cilësisë, zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit/auditimit.
Rregullorja do të përcaktojë gjithashtu rolin dhe përgjegjësitë e anëtarëve të Komitetit, duke përfshirë monitorimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të performancës së anëtarëve për të siguruar përputhshmërinë me standardet dhe procedurat e përcaktuara.
Ky fushëveprim ndihmon në krijimin e një kuadri të fortë për zhvillimin profesional dhe ruajtjen e integritetit të shërbimeve të kontabilitetit dhe auditimit.
Gjithashtu me këtë rregullore përcaktohet edhe procesi i përzgjedhjes së mbikqyrësve që do ti kryejnë inspektimet.
Kjo do të realizohet duke ndjekur praktikat më të mira dhe standardet e organizatave të tjera relevante