Çdo ndërmarrje duhet ta ketë një kontabilist të certifikuar andaj dhe mundësia për të gjetur një punë dhe për t’u paguar më shumë se sa në disa profesione tjera është shumë më e madhe.
Nëse dëshironi ta jeni një kontabilist profesionist duhet të ndjekni trajnimet për nivelin e dytë Kontabilist i Certifikuar, dhe ju do të do ndërtoni një karrierë të sukseshme në fushën e financave.
Syllabusi i F1 Kontabilisti në Biznes i njofton studentët me biznesin, të cilët mund të mos kenë njohuri për të, i cili si entitet përbëhet nga njerëz dhe sisteme të cilat ndër-veprojnë me mjedisin dhe njëri- tjetrin.

Syllabusi fillon duke hulumtuar qëllimin dhe llojet e biznesit të cilat ekzistojnë, palët e interesuara kyçe dhe të drejtat dhe përgjegjësitë që bizneset i kanë në lidhje me to, për të vazhduar me ndikimet e jashtme të cilat ndikojnë biznesin në mjedisin e tij, duke përfshirë faktorët ekonomik, ligjor, social dhe teknologjik.

Më pas syllabusi hulumton strukturën dhe funksionet e biznesit, duke u përqendruar në qeverisjen e korporatave dhe kontabilitetin specifik që ka të bëjë me rolet në këtë biznes, posaçërisht në raportimin financiar, sigurimin, kontrollin dhe pajtueshmërinë.

Syllabusi pastaj paraqet çështjet kryesore të udhëheqjes, menaxhimit dhe njerëzve si sjellja efektive individuale dhe ekipore, motivimi dhe efikasiteti personal.
Syllabusi për F2 Kontabilitet Menaxherial, njofton kandidatët me elementet e kontabilitetit menaxherial të cilat përdoren për të marrë vendime dhe për t’i mbështetur ato. Syllabusi fillon duke prezantuar natyrën, burimin dhe qëllimin e kontabilitetit të kostos dhe teknikat e kostos që përdoren ne biznes dhe që janë thelbësore për çdo kontabilist menaxherial. Syllabusi më pas shikon përgatitjen dhe shfrytëzimin e buxhetit dhe kostos standarde dhe analizën e variancës si mjete thelbësore për të planifikuar dhe kontrolluar koston e biznesit. Syllabusi përfundon me një hyrje të matjes dhe monitorimit të performancës së një organizate.
Syllabusi për F6 Ligjet komerciale dhe Tatimet në Kosovë, i njofton kandidatët me kërkesat tatimore dhe të bërit biznes në Kosovë si dhe iu jep njohuri për parimet dhe fushat kryesore teknike të tatimeve dhe ligjeve komerciale pasi ato ndikojnë tek aktivitetet e individëve dhe bizneseve. Kandidatëve iu prezantohet arsyeja pas – dhe funksionet e – sistemeve të tatimit dhe ligjeve tjera komerciale. Syllabusi më pas shqyrton implikimet e veçanta që do t’i nevojiteshin një kontabilisti për të pasur njohuri të detajuara nga kërkesat e ligjeve: Ligji për tatim në të ardhurat e korporatave; Ligji për tatimin në të ardhurat personale; Ligji në tatim mbi vlerën e shtuar; Ligji për administratën tatimore dhe procedurat; Ligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim; Ligji për shoqëritë tregtare; Ligji për fondet pensionale; Ligjin për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik ne falimentim; Ligji i punës; si dhe Udhëzimet përkatëse për zbatimin e ligjeve të lartshënuara Pasi t’i ketë mbuluar të gjitha fushat themelore të tatimeve dhe ligjeve komerciale në Kosove, kandidatët do të duhej të ishin në gjendje që të shpjegojnë bazat e kalkulimeve të tyre, të zbatojnë teknikat për planifikimin e tatimeve për individ dhe kompani dhe të identifikojnë çështjet e përputhjes me çështjet për çdo tatim kryesor përmes një sërë skenarësh dhe situatash të bizneseve dhe atyre personale.
Ligjëruesit janë ekspertë të fushës së kontabilitetit me përvojë shumëvjeçare.